Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

58-vjetor i rrethuar nga 11 trofe, ditë e veçantë për Rafael Benitez

Shkruar nga NEWSPORT
58-vjetor i rrethuar nga 11 trofe, ditë e veçantë për

Rafael Benitez, 58 vjec. Sot feston 58 vjetorin një ndër trajnerët më të suksesshëm të botës së futbollit. Benitez i lindur më 16 Prill 1960 në Madrid, ka arritur të "korrë" mjaft suksese në futboll. 58 vjeçari si trajner numëron 11 trofe dhe fillimisht u bë i famshëm me skuadrën e Valencias, ku doli kampion në Spanjë në vitin 2001-2002 dhe 2003-2004 dhe një filane në Champions League në vitin 2002, ku u mund nga Real Madrid.

Tekniku më pas iu bashkua, Liverpool, me të cilët arriti të triumfojë me një finale "dramatike " në Champions League në Stamboll përballë Milani-t në vitin 2005, super kupën e Europës, FA Cup dhe një super kupë në Angli. Në Itali ka mori "timonin" e Interit, me të cilët arriti të fito0jë 2 trofe, një supërkupë bote dhe supërkupën e Italisë. Nisi një aventurë me Napolin, por nuk ishte aspak pozitive për Benitez, duke fituar vetëm super kupën e Italisë.

Më pas rikthehet përsëri në ishull, duke marrë drejtimin e Chelsea dhe në sezonin 2012-2013 fitoi Europa League. Rreth 2 vite më parë iu besua stoli për të udhëhequr Real Madrid-in, por u shkarkua në gjysmë të sezonit, pas rezultateve aspak bindëse. Tashmë spanjolli është në drejtim të Neëcastle United dhe aventura e tij mbetet për t'u parë për vitet në vazhdim.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga