Armenis Kukaj është lojtari më i ri i A%N në Ligën e Parë të Kosovës. Mbrojtësi 24 vjeçar ka nisur një aventurë të re larg Shqipërisë, duke e pasur eksperiencën e tij të parë në këtë vend.
I gjatë 1.75 metër, Kukaj njihet për aktivizimin e tij te Luftëtari në Superligë gjatës sezoneve 2018-2020, duke lënë gjurmë në qendër të mbrojtjes. I dalë nga moshat e Vllaznisë, mbrojtësi nga Kopliku ka luajtur edhe me Vllazninë, Bylis dhe Besën.
“Transferimi ynë i ri në rradhët e klubit tonë është qendër-mbrojtësi shkodran Armenis Kukaj , i cili është bashkuar me klubin tonë ku pritet të jetë një ndihmesë e madhe për fazën mbrojtëse ku performancant e tijë dhe përvoja e kanë dëshmuar këtë edhe në të kaluarën.
Kukaj edicionin e fundit ishte pjesë e futbollit Shqipëtar te KF Besa(Kavajë) , gjithashtu në të kaluarën ka ndjersitur edhe fanellat e KF Vllaznia , FC Luftëtari , KF Bylis.
Transferimi i Kukajt erdhi pas një bashkëpunimi të ngushtë me menagjerin e njohur Dionis Derdovski me të cilin arritëm marrëveshjen mes dy palëve , por gjithashtu me Derdovskin bashkëpunimi ynë do zgjas edhe me tepër ku tash në rradhët e klubit FC A&N kemi edhe një menagjer tjetër bashkëpuntor që do ndihmojë edhe futbollistët e rinjë për promovim të tyre jashtë vendit”, njofton klubi.