
Egnatia prej 5 javësh nuk e njeh shijen e fitoren në Superiore. Rrogozhinasit për shkak të kyre rezultateve kanë humbur mundësinë të shkëputen nga ndjekësit, teksa tashmë Vllaznia i “kërcënon” me vetëm 4 pikë më pak.
Skuadra e Edlir Tetovës nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të bëjë mirë llogaritë për sfidën e ardhshme në kampionat. Tirana do të jetë kundërshtari i radhës, një ekip që si rrogozhinasit nuk po kalojnë një moment të mirë në Superiore.
Egnatia do të tentojnë që pas 5 ndeshjes pa fitore të “shkelmojë” krizën ndaj kryeqytetasve, në të kundërt do të rrezikojë vendin e parë në klasifikim, pasi shkodranët çdo javë e më shumë po afrohen me kreun.
Kujtojmë se rrogozhinasit në kuadër të javës së 27-të do të luajnë të dielën ndaj Tiranës në orën 17:00.