Superliga e Kosovës ka zhvilluar sot dy ndeshjet e radhës për javën e shtatë. Dukagjini ka humbur 1-2 në shtëpi me Drenicën, ndërsa Trepça 89 ka barazuar 1-1 me Ferizaj në Mitrovicë.
Dukagjini 1-2 Drenica / Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Bintsouka i huazuar nga Partizani zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12, ndërsa Vojvoda dërgoi shifrat në 0-2 në të 39 minutë. Goli i John në të 49 minutë në fund shërbeu sa për statistikë.
Në Mitrovicë, goli i Sadikut për miqtë u barazua në shtesë. Pas këtyre ndeshjeve, Dukagjini rrezikon në vendin e fundit me vetëm dy pikë, ndërsa Drenica kalon në zonën e mesit të tabelës.
Poll