Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

48 orë në paraburgim, Prokuroria urdhëron ndalimin e Agim Ademit

Shkruar nga NEWSPORT
48 orë në paraburgim, Prokuroria urdhëron ndalimin e Agim Ademit

Agim Ademi është ndaluar dhe do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit për 48 orët e ardhshme. Ky është lajmi që vjen nga Kosova teksa raportohet se kreu i Federatës së Futbollit Kosovar akuzohet për keqpërdorimin e besimit dhe shmangien nga tatimi.

Në një komunikate për mediet bëhet me dije se Prokuroria po bashkëpunon ngushtë me policinë teksa shkruhej:

“KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 22 mars 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga