Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

452 ndeshje në futbollin shqiptar, ish-futbollisti i Lushnjes feston 40 vjetorin e lindjes

Shkruar nga NEWSPORT
452 ndeshje në futbollin shqiptar, ish-futbollisti i Lushnjes feston 40

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Alban Byzhyti festoi pak ditë më parë ditën e lindjes. Më 8 mars, mesfushori i disa skuadrave shqiptare mbushi 40 vjeç dhe këtë ditë të shënuar përvjetori e festoi me miqtë e tij.

Një karrierë e gjatë futbollistike me plot 452 ndeshje në futbollin shqiptar, Byzhyti luajti për 5 ekipe dhe shijoi 31 gola nën emrin e tij. Si lushnjar që është, s’kishte se si të mos kontribuonte për skuadrën e qytetit. Në repartin e mesfushës, Byzhyti u kthye në një nga lojtarët kryesor të verdhjeshilëve pas viteve 2000.

Jo vetëm te lagunarët, por ai shkëlqeu edhe me fanellat e Shkumbinit, Egnatias, Laçit e Kastriotit duke u kthyer sërish në një protagonist dhe benjamin të tifozëve.

Sigurisht, si një “çun shoqnie”, urimet janë të pafundme për Albanin nga miqtë, ish-shokë skuadre, tifozë e trajnerë me të cilët ruan prej vitesh respektin dhe mqësinë.

[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" ids="728432,728433,728434,728435,728436"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga