Sulmi i PSG-së ka nisur të boshatiset. Fillimisht u largua Lionel Messi, i cili tashmë mba veshur fanelën e Inter Miamit. Kylian Mbappe nga ana tjetër ka mbetur jashtë skuadrës në pritje të një kalimi te Real Madrid. I fundit Neymar, duket se do të “braktisë” anijen e francezve.
Braziliani u ka kërkuar drejtuesve largimin dhe tashmë në drejtim të tij kanë nisur edhe ofertat e para. FIllimisht u përfol për një rikthim në Barcelonë, por diçka e tillë sipas “footmercato.net” nuk do të ndodhë. Nga Premier League ka disa skuadra që kërkojnë kapitenin e Brazilit, por gjithsesi e ardhmja e tij në Angli nuk është shumë e sigurtë.
Me një ofertë stratosferike synojnë të tundojnë Neymarin në Arabi, teksa ka mbërritur nga një skuadër arabe oferta prej 300-400 milionë eurosh. Emri i skuadrës nuk bëhet ende i ditur, por tashmë një ofertë e tillë mund të tundojë 31-vjeçarin që t’i thotë lamturmirë Europës dhe t’iu bashkohet yjeve të tjera në Arabi.