4 lojtarë që janë aktivizuar shpesh herë titullarë te Partizani, janë më 3 kartonë të verdhë në Superiore. Kështu nëse ndëshkohen në ndeshjen e radhës me Laçin, humbasin superfidën e javës tjetër me Vllazninë.
Bëhet fjalë për Rrapajn, Carën, Bintsoukan dhe Muratajn. Gjendja e Bintsoukas akoma nuk është e qartë, pasi ai mungoi me Teutën për shkak dëmtimi.
Orges Shehi gëzon ndaj Laçit rikthimin e Mehmetit, ndërsa me Vllazninë do të ketë të gatshëm dhe Sembenen. Ky i fundit mungon këtë të shtunë sepse plotësoi ndaj Teutës numrin e kartonëve.
Kështu me “laps e letër”, Partizani duhet të bëjë llogaritë sepse dëmtimet po ashtu kanë cunguar ekipin.
Poll