Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 pikë ndaj 2 skuadrave BIG, trajneri Çela gjen “kurën” e Kastriotit

Shkruar nga NEWSPORT
4 pikë ndaj 2 skuadrave BIG, trajneri Çela gjen

Kastrioti duket i ringjallur nën drejtimin e Emiliano Çelës. Krutanët ia kanë dalë të bëjnë mirë dhe të marrin rezultate pozitive, teksa në dy ndeshjet e fundit numërojnë 4 pikë ndaj ekipeve të forta.

Skuadra mundi 2-0 Teutën, kampionen në fuqi të Kategorisë Superiore. Më pas, erdhi barazimi pa gola me Partizanin, në një sfidë që u pa të ishte tejet e hapur.

Trajneri Emiliano Çela ka dhënë ndikimin e tij të menjëhershëm te skuadra dhe kjo duket. Kastrioti renditet në vendin e fundit të rënditjes, teksa pas 17 ndeshjesh ka grumbulluar 12 pikë, 3 më pak se Egnatia e vendit të nëntë dhe 4 më pak se Skënderbeu që mban pozitën e tetë.

Poll

Lexo gjithashtu