
Egnatia nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit të luajtura në Superiore. 3 barazime dhe 1 humbje, që përkthehen në 3 pikë. Mjaft pak për çfarë janë mësuar të marrin rrogozhinasit këtë kampionat.
Mund të konfirmohet se Egnatia po vuan në Superiore dhe për shkak të golave. Kjo për shkak se vetëm 2 herë ka shënuar në këto 4 ndeshje.
Takimi i radhës është me Dinamon, më 1 mars në “Demrozi Stadium”. Objektiv shihet vetëm fitorja, për të mos e parë vendin e parë të rrezikuar. Kanë kaluar 25 javë kampionat dhe Egnatia është e shkëputur me 6 pikë më shumë se vendi i dytë.
Poll