Alban Berisha ka reaguar ashpër kundër Tefik Osmanit. Tifozi special i Tiranës ia faturon mungesën e ftesave të Kombëtares për futbollistët bardheblu pikërisht aftësisë së korçarit si drejtor sportiv.
Partizani u përfaqësua në miqësoren me Armeninë me plot 4 lojtarë, ndërsa kampionët e Shqipërisë në këtë sfidë nuk kishin asnjë futbollist. Ndaj për këtë, në një postim të bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruante:
“Shoh Kombëtaren tonë dhe asnjë lojtar i Tironës nuk është në fushë! Nuk jam xheloz që luajtën 4 lojtarë të Partizanit! Jam i shqetësuar që drejtori i Tironës, z. Tofik Osmani nuk është i shqetësuar fare për këtë dishezë dramatike që e ka futur Tironën!
Kurrë nuk ka ndodhur që një lojtar i Tironës nuk është thërritur në Kombëtare! Faji i kujt është te Tirona? Merita e kujt është te Partizani që 4 lojtarë të tyre kanë veshur fanelën e Kombëtares? Drejtor T. Osmani! Tirona po vazhdoi me një drejtor si ty, jo vetëm që lojtarët e Tironës po humbin fanelën e Tironës, por dhe do humbin kampionatin. Turp!”.
Kujtojmë që Shqipëria fitoi sonte 2-0 në testin miqësor kundër Armenisë. Golat e takimit u shënuan nga Xhuliano Skuka i Partizanit dhe Kristjan Asllani që shndërroi në gol penalltinë e fituar nga po Tedi Cara i të kuqve.
[caption id="attachment_668039" align="alignnone" width="737"] Postimi i Berishës[/caption]