Kukësi luan sot mundësinë për të marrë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Në prag të ndeshjes me Vllazninë, gazetari i Supersportit Erald Kodhelja ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të projektit të ri për skuadrën e Kukësit. “Drejtori i ri i marketingut Causo Seidi është ulur sot në tribunën VIP të stadiumit. Kam mësuar se ai i ka premtuar presidentit Gjici në projektin e tij shumë gjëra interesante. Ka premtuar të kthej Kukësin në një markë të rëndësishme në futbollin shqiptar, të sjellë 300 mijë euro në arkat e klubit për dy muaj dhe të realizoj një binjakëzim të rëndësishëm me skuadrën shqiptare dhe një ekip anglez”, ka treguar Erald Kodhelja në mikrofonin e Supersport.
Causo Seidi
Poll