3 ndeshje para fundit të kampionatit, FROSINONE siguron ngjitjen në SERIE A
Shkruar nga NEWSPORT
Frosinone ka siguruar ngjitjen në Serie A për sezonin e ardhshëm. Duhen edhe 3 ndeshje par ambylljes së sezonit në Serie B, por skuadra verdheblu ka mundur të sigurojë zyrtarisht edhe ngjitjen e elitën e futbollit italian.
Pas 35 ndeshjesh, Frosinone ka grumbulluar 71 pikë, 4 pikë më shumë se Genoa e vendit të dytë, kur duhet edhe 3 sfida drejt fundit. Skuadra e Fabio Grosso tasahmë do të luftojë të mbajë vendin e parë për të siguruar edhe titullin e Serie B.
Djemtë Grosso kurorëzojnë një sezon të dominuar deri më tani. Ata kanë arritur deri më tani 21 fitore në 35 raunde, 54 gola të shënuar (sulmi më i mirë) dhe 21 të pësuar (mbrojtja më e mirë).