
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Eden Hazard po mendon të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
32-vjeçari u transferua te Real Madridi nga Chelsea në vitin 2019 për një rekord prej 88.5 milionë eurosh. Dëmtimet që futbollisti ka patur në momentin që ka shkuar te Los Blancos, e kanë bërë të vështirë rrugëtimin e tij për të gjetur një vend titullar në ekipin e parë.
Vlen të theksohet fakti që belgu ka bërë vetëm tre paraqitje nën urdhërat e Carlo Ancelottit këtë vit.
Duke përfshirë paraqitjen në fitoren e madrilenëve 6-0 ndaj Real Valladolid muajin e kaluar deri te paraqitja e tij e parë në La Liga, në 11 shtator 2022.
Kjo gjë ka bërë që lojtari të mendojë seriozisht të varë këpucët në gozhdë në qershor të 2024 që korrespondon edhe me skadimin e kontratës së tij me ekipin mbretëror