
Bylisi do të udhëtojë në Shkodër për të luajtur ditën e nesërme ndeshjen e javës së 27-të me Vllazninë në Loro Boriçi në orën 15:00. Laku sa vjen e ngushtohet për ballshiotët që u vështiroësohet akoma më shumë misioni i mbijetesës me kampionatin që i afrohet fundit.
Sot skuadra mbyll përgatitjet për ndeshjen me shkodranët por grupi ka qenë i cunguar me tre lojtarë që janë mungesa të sigurta. Beji dhe Souza kanë mbyllur prej kohësh sezonin ndërsa mungesave i shtohet edhe Esquardinha. Një tjetër titullar në dyshim është edhe mesfushori Xhoele Maçolli i cili do të bëjë testet finale sot për të parë nëse është i gatshëm për formacionin titullar.
Poll