
Laçi fitoi dje 2-0 me Kukësin. Dopieta e Regi Lushkjas ka kthyer kurbinasit te tri pikët e plota, duke qenë në ndjekje të Partizanit kryesues. Padyshim lojtari i ndeshjes ishte kavajasi Lushkja, me 24 vjeçarin që pjesën e parë edhe shiritin e kapiteni. Këtë sezon fantazisti ka luajtur 28 ndeshje, 27 nga të cilat titullar.
I aktivizuar në të gjitha pozicionet e mesit të fushës, Lushkja është në vitin e gjashtë me Laçin pas afrimit nga Besa. Qysh prej sezonit 2015-16, Lushkja është pjesë e Laçit dhe sistematikisht ka zhvilluar mbi 30 ndeshje çdo sezon. Me një vlerë prej 350 mijë eurosh në treg, Lushkja mund të jetë largimi I radhës nga Laçi, ndërsa ka qenë më herët kontigjent I skuadrës shqiptare U-21.