
Myrto Uzuni pasi bëri ‘ligjin’ në LaLiga2 ku u shpall kryegolashenuesi i kampionatit duke i dhënë edhe titullin Granadas, tashmë kthehet në elitën e futbollit spanjoll. Këtë fundjav Granada luajti ndeshjen e javës së parë ndaj Atletico Madrid ku e humbi me rezultatin 1-3 dhe Uzuni ishte sigurisht titullar.
Në kohë merkatoje, emri i tij lakohet shpesh nëpër mediet iberike pasi të interesuarit janë të shumtë. Drejtori i përgjithshëm i Granadas, Alfredo Garcia Amado, ka folur për mediat ku i ka zbuluar edhe shifrën për të cilën do ta linte të largohej shqiptarin.
“Uzuni është golashënuesi më i mirë dhe të gjithë ekipeve që janë të interesuar për të u kemi treguar klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh, pasi nuk kemi ndërmend ta shesim për më pak se kaq”, deklaroi drejtori.