Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

242 mijë euro investim për sallën e sporteve dhe stadiumin në qytetin kosovar, Ministria e  Sportit konfirmon gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
242 mijë euro investim për sallën e sporteve dhe stadiumin

Një investim i rëndësishëm sa i përket sportit po bëhet në qytetin kosovar të Shtimës, ku ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka zbuluar për mediat kosovare se shuma që do të shpenzohet për përfundimin e punimeve do të jetë saktësisht 242 mijë euro.

145 mijë euro do të akordohen me qëllim përfundimin e punimeve në sallën e sportit në Shtime dhe 97 mijë euro të tjera për përfundimin e punimeve të stadiumit të këtij qyteti.

"MKRS-ja dhe unë si ministër do të vazhdojmë mbështetjen për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në sport, konkretisht me nënshkrimin e dy memorandumeve, në Shtime do të krijohen dhe përmirësohen kushtet për sportistët, të rinjtë dhe qytetarët e Shtimes", është shprehur Kujtim Gashi në një intevistë dhënë për mediat kosovare.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga