Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

 2018 viti i merituar për futbollistin e KOMBËTARES, lojtari në momentin më të mirë të jetës së tij

Shkruar nga NEWSPORT
 2018 viti i merituar për futbollistin e KOMBËTARES, lojtari

2018 është me të drejtë viti i Myrto Uzunit. Futbollisti i Komëbtares dhe Lokomotivës së Zagrebit hodhi hapin e madh të jetës gjatë verës teksa u transferua te klubi kroat për 350 mijë €.

23-vjeçari regjistroi brenda 2018 arritjet më premtuese deri tani në karrierë, dy finale brenda vitit ndaj Skënderbeut (Kupë dhe Superkupë), kualifikimi në raundin e dytë eliminator të Europa League falë golit vendimtar në Qipro ndaj Anorthosisit, 13 gola në 50 ndeshje me fanelën e Laçit, kalimi drejt Zagrebit, debutimi me Kombëtaren dhe të qenit njëri prej yjeve të rinj të futbollit kroat.

Jo vetëm në sferën futbollistike, por dhe në atë personale, Uzuni kurorëzoi vitin 2018 duke u fejuar me të dashurën e tij. Për të gjitha momentet e realizuara dhe krenarinë që i dha qytetit të vendlindjes Berat, media lokale "berat.tv" i ka kushtuar një shkrim të veçantë 23-vjeçarit.

2019 ka në plan surpriza të mëdha për Uzunin, futbollistin që po mban shpresën rinovimit të Kombëtares dhe futbollit tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga