
Dinamo humbi 1-3 me Tërbunin në miqësoren e disa ditëve më parë, teksa në fushë u hodhën kryesisht lojtarë të rinj. Trajneri Nevil Dede ka vendosur t’i mbajë në aktivitet të tijtë, duke projektuar dy teste miqësore këtë javë.
E para do jetë kundër Bylis, ndërsa në fundjavë sfida e radhës kundër Kastriotit. Të dyja duelet miqësore Dinamo i luan kundër skuadrave të Superligës, me stafin teknik që do provojë gjendjen e lojtarëve.
Kujtojmë se Blutë do udhëtojnë drejt Pogradecit për fazën përgatitore, teksa do jenë disa ndeshje miqësore që do zhvillohen edhe në juglindje të vendit.
Poll