Kosova feston ditën e sotme 14-vjetorin e pavarësisë. 17 shkurt 2008 është një datë e shënuar për Kosovën pasi fitoi pavarësinë dhe u bë shteti më i ri në botë. Në këtë ditë speciale nuk kanë munguar as urimet e një prej tyre është bërë nga Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gardiani i portës uron Kosovën për këtë ditë të veçantë, ndërsa shpreson se një ditë Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë përgjithmonë.
“Gëzuar, e një ditë qofshim bashkë përgjithmonë”, shkruan Berisha në postimin e tij, ndërsa ka postuar edhe një foto nga miqësorja Shqipëri-Kosovë të luajtur në “Elbasan Arena”.

Poll