
Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të kërkuar në këtë merkato vere. Disa skuadra big janë vënë pas sulmuesit nigerian, i cili këtë sezon me Napolin ka mahnitur me paraqitjet e tij.
E ardhmja e tij është mes disa kampionateve. Qëndrimi në Serie A nuk ëhstë i sigirtë, teksa kërkohet edhe nga ekipet në Premier League, Ligue 1 dhe Bundesliga. Manchester United, PSG dhe Bayern Munich janë njohur tashmë me çmimin që duht të paguajnë për të siguruar shërbimet e tij.
Aurelio De Laurentiis kërkon jo më pak se 150 milionë euro për Osimhen. Klubi që do të jetë i gatshëm të derdhë këtë shumë në arkat e Napolit atëherë është i mirëpritur nga presidenti për të negociouar largimin e Osimhen, në të kundërt nuk do të merrte asgjë parasysh.