
Chelsea ka zhvendosur “shënjestrën” në Itali teksa po kërkon të marrë 3 lojtarë të Interit. Bëhet fjalë për Milan Skriniar, Denzel Dumfries dhe Cesare Casadei. Siç raporton “Calciomercato”, klubi anglez dëshiron t’i marrë të 3 lojtarët. Madje “Blutë e Londrës” kanë përcaktuar çmimet për futbollistët.
Për Skriniar, anglezët mund të ofrojnë 81 milionë euro, ndërsa për Denze 41 milionë euro. Sa i përket Casadeit, Chelsea pritet të bëjë ofertën prej 8 milionë eurosh. Në total, “Blutë e Londrës” janë gati të shpenzojnë 130 milionë euro në total.
Poll