
Janë mbyllur 4 ndeshjet e javës së 32 në Superligën e Kosovës. Duket se gjithçka do të vendoset në javën e fundit të kampionatit.
Në total janë shënuar 11 gola. Feronikeli nuk e ka diskutuar aspak fitoren në transfertën e Llapit, por në të njëjtën kohë edhe Prishtina ka marrë 3 pikë shumë të vlefshme në fitoren 2-0 përballë Trepça 89-të.
Në këto kushte, titulli kampion do të vendoset në javën e fundit të kampionatit, pra në ndeshjen e ardhshme, ku Feronikeli-Prishtina do të përballen mes njëra-tjetrës. Feronikeli renditet në vendin e parë me 77 pikë, kurse Prishtina në vendin e dytë me 75 pikë.
Drenica - Ballkani 1 - 1
Drita - Flamurtari 1 - 2
Llapi - Feronikeli 1 - 3
Prishtina - Trepça89 2 - 0
Poll