Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

100 ndeshjet e para në Premier League, Jose Mourinho i lë "targën" Guardiolës

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshja e mbrëmshme në Premier League ndaj Neëcastle United në transfertë ishte e veçantë për Pep Guardiolën, sepse ishte sfida e tij numër 100 nën drejtimin e Manchester Cityt në kampionat.

Mirëpo, takimi nuk ka shkuar ashtu siç duhet për "qytetarët", pasi janë mundur me rezultatin 2-1.

Një ndër rivalët e tij më të mëdhenj në karrierë është Jose Mourinho, i cili në Premier League ka ba arritur suksese të madha, sidomos me Chelsean

Në 100 ndeshjet e para në Premier League ndërmjet këtyre dy strategëve, portugezi ka rezultate më të mira.

Fitoret i kanë të barabarta, të dy nga 73. Barazime Mou ka 18, kurse Pep 15. Mirëpo, "Special One" ka më pak humbje, 9 me 12.

Në total pikësh 234 Guardiola, kurse Mourinho ka 237, pra portugezi ka 3 pikë më shumë. Statistika shumë interesante nga këta dy teknikë, që në karrierën e tyre janë përballur shumë herë, si në Itali në Champions League, në Spanjë, gjithashtu edhe në Angli në sezonet e fundit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga