
Jadon Sancho është vënë në "radarin" e Chelsea-it. Talenti i Borussia Dortmund po ndiqet me interes nga "Blutë e Londrës", të cilët e duan në gjirin e tyre. Sipas mediave angleze, te Chelsea janë gati të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Në një moment kur në garë janë Manchester United, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona, është Roman Abramoviçh që ka befasuar duke hapur thesin në merkaton e dimrit. Pritet me interes të shihet nëse do të përfundojë me sukses ky "operacion".
Poll