
E ardhmja e Paolo Dybala vazhdon ende të jetë e pavendosur. Sulmuesi argjentinas dhe Juventusi janë prej kohësh në kontakte përsa i përketë të ardhmes së tij. Mediat italiane bëjnë me dije se Dybala dëshiron të qendrojë te Juventusi për një kohë të gjatë e për këtë arsye kërkon një rrogë të lartë.
Shifra që lojtari kërkon arrin në 10 milionë euro, që do ta bëntë Dybala lojtarin e dytë më të paguar të skuadrës pas Ronaldos. Tashmë "topi" kalon te drejtuesit bardhezi që duhet të vendosin nëse do të pranojnë kushtin e lojtarit apo do ta nxjerrin në merkato.
Poll