Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

10 gola gëzojnë Ilir Dajën, trajneri kryeqytetas: Na ndihmojnë për kampionatin

Shkruar nga NEWSPORT
10 gola gëzojnë Ilir Dajën, trajneri kryeqytetas: Na

Ilir Daja ka folur pas fitores 6-0 kundër La Fiorita, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Në sfidën e parë, skuadra e Ballkanit kishte triumfuar 4-0.

10 gola në total për të kaluar në raundin pasardhës, sigurisht që lënë shije të mirë edhe te trajneri kryeqytetas që këtë herë s’mund ta fshehë kënaqësinë. Në prononcimin e zakonshëm pas ndeshjes, Daja ka thënë:

“Pavarësisht se kishim një kundërshtar që nuk e ka primare profesionin e futbollit, por ne nuk e kemi nënvlerësuar, kjo ishte më e mira e kësaj ndeshje, sepse na ndihmon të futemi në ritëm. Duhet të kapim ritmin maksimal sepse fillon edhe kampionati.

Do të thoja që na vjen mirë që Krasniqi shkoi te goli, dihet që ka një moment pauze prandaj e lamë të shkojë të goli. Pozitive është që shënon brenda dy ndeshjeve 5 gola, Rrahmani”.

Në turin e tretë të Conference League, Ballkani do të luajë me fituesen e çiftit Sutjeska – Klaksvik.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga