Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Ahmataj bën analizën e Kairat: Nuk ka ekipe favorite

Shkruar nga NEWSPORT

Teuta kthehet në kompeticionin e Europa League pas një viti mungesë, ndërsa do të ndeshen me kazakët e Kairat Almaty. Kjo skuadër e njeh Shqipërinë, pasi dy vite më parë eliminoi Kukësin në raundin e parë eliminator, ndërsa “Djemtë e Detit” janë përgatitur për të dhënë më të mirën në dy ndeshjet kundër kazakistanasve.

[caption id="attachment_11032" align="alignleft" width="172"]Julian Ahmataj, trajneri i Teutës Julian Ahmataj, trajneri i Teutës[/caption]

Trajneri Julian Ahmataj tregon arsyet pse skuadra e tij ka shanset për të kaluar në raundin tjetër, ndërsa thotë se djemtë e rinj kanë ego për të kaluar më lartë. “Teuta është ndryshe nga sezoni i kaluar. Ndërtuam ekip me element të ri. Rivali është i fortë. Do të japim maksimumin për të kaluar në raundin tjetër. Skuadra është e plotë. Na janë larguar dy lojtarë, ndërsa kemi dhe dy afrime që do të kemi dy lojtar. Shpat Ismajli dhe Jasmin Raboshta kanë zëvendësuar të larguarit. Ata nuk janë ende në 100% e tyre, por më vonë do të vijnë me grupin”.

Ahmataj nuk i trembet yjeve të Kairat, Arshavin dhe Timoshuk, por lojtarëve të tjerë të rinj që ka ky ekip, të cilët janë problematikë në fushë. “Po u stërvite mirë, po pate talent, do të thotë që raundi i dytë është i kapshëm. Nuk ka ekipe favorite apo ekipe të vogla, po punove e kap suksesin. Duhet që të gjithë të luajnë me personalitet në fushë. Në futboll secili ka shanset e veta. Nuk mund të them që ata kanë vetëm Timoshuk dhe Arshavin, por kanë më të rinj në moshë dhe lojtarë të tjerë më produktivë. Ata janë emra të mëdhenj të futbollit, por ne në fushën tonë duhet ti vëmë në vështirësi. Kam emocione si për herë të parë, por u bë kohë që jam zëvendëstrajner, ndaj i di dhe emocionet që ka ky kompeticion”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga