Partizani do të çelë siparin e javës së 27-të në Superiore. Të kuqtë do të udhëtojnë në Rrogozhinë, ku i pret Erzeni. Ndeshja nis në orën 14:00 dhe pritet me mjaft interes.
Orges Shehi me shumë gjasa do i besojë formacionit fitues, nga ndeshja e fundit me Kukësin në Superiore. Kampionët fituan 3 me 0 dhe dhanë sinjale pozitive në kampionat.
Ndryshimi i vetëm do jetë Adnard Mehmeti, që do mungojë disa ndeshje për shkak dëmtimi. Vendin e tij do e marrë Arinaldo Rrapaj, i cili do kthehet pas 2 takimeve mungesë për shkak pezullimi.
Formacioni i mundshëm i Partizanit:
Hoxha; Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj; Murataj, Maguette, Rrapaj; Cara, Mba, Taipi
Poll