Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

1 fitore në 11 ndeshje, Shpëtim Duro nuk kursehet ndaj Partizanit: Kjo është skandaloze

Shkruar nga NEWSPORT
1 fitore në 11 ndeshje, Shpëtim Duro nuk kursehet ndaj Partizanit: Kjo

Shpëtim Duro ka folur për Sport Neës në lidhje të drejtpërdrejt gjatë ditës së sotme. Trajneri i Strugës po bën mjaft mirë në Maqedoninë e Veriut, ku mban vendin e parë, ndërsa nuk ngurron të tregojë mendimin e tij për tema që lidhen me futbollin shqiptar.

Fillimisht ka prekur shortin e Shqipërisë në Nations League, ku tregon për rekordet negative që kemi ndaj kundërshtarëve. Është ndalur te transferimi i Ernest Muçit në Turqi, ndërsa në fund ka folur për kampionatin shqiptar.

Aty nuk është kursyer, ku për Partizanin thotë se është skandaloze ecuria e ndeshjeve të fundit. Vetëm 1 fitore në 11 takime ku dhe ajo erdhi me Teutën e vendit të fundit para disa javëve.

Intervista e Shpëtim Duros:

Nuk do jemi gjithnjë pafat në short, si ju duket këtë herë Duro, si të duket shorti i Ligës së Kombeve?

Me interes e ndoqëm të gjithë. Unë jam me një mendje me trajnerin Silvinjo, me presidentin Duka. Them që nuk ka favoritë, por duke pasur parasysh ngritjen e kombëtares tonë, sidomos kohët e fundit, mendoj se mund të luajmë me të gjithë kundërshtarët. Por ka dhe vështirësitë e veta.

Kë shihni si rivalin kryesorë të Shqipërisë, mes Ukrainës dhe Çekisë, kë shihni më lart?

Përballjet me skuadrat ne i kemi negative, si me Çekinë, si me Gjeorgjinë, si me Ukrainën. I vetmi barazim me Ukrainën ka qenë ai 2-2, për fat kam qenë dhe unë pjesë e stafit. Kjo tregon rivalitetin që do të ketë. Skuadra më e fortë mendoj se është Ukraina, duke pasur dhe oshilacionet që ka pasur Çekia. Por mos të harrojmë që me Gjeorgjinë ne kemi bilanc negativ. Gjeorgjia është një skuadër shumë e fortë dhe pretendente për të hyrë në “EURO 2024”. Kështu që çdo skuadër, çdo ndeshje do të ketë historitë e veta.

A mund të përsëritet historia me Çekinë, a mund ti marrim sërish 4 pikë?

Çdo ndeshje ka historinë e saj. Ne ndeshjen e dytë kemi luajtur shumë mirë. një barazim atje që pati një kthesë. Morëm një barazim me vlerë, ndërsa në të dytën luajtëm shumë mirë. Por unë Çekinë nuk e shoh të fortë në krahasim me Ukrainën.

Sa shanse i jep Shqipërisë në këtë grup, sa shanse kemi për ta fituar këtë grup?

S’mund të bëj parashikime, sepse ne nuk duhet ta kemi mendjen në Ligën e Kombeve. duhet të shijojnë të gjithë shqiptarët atë performancë në eliminatore dhe më pas në Europianin e Gjermanisë. Të gjitha skuadrat janë në nivele të barabarta.

A mund të jetë Liga e Kombeve një mundësi për të shkuar në Evropian, ose më saktë sa i shërben Shqipërisë një kompeticion i tillë?

Është një mundësi për të gjitha këto skuadra për të shkuar në Europian, në Botëror. Do një vlerësim maksimal të këtyre skuadrave dhe është një shans i artë.

A do të ndikojë paraqitja e Shqipërisë në Europian edhe në Ligën e Kombeve, a mund të ketë një efekt domimo?

Ne mezi e presim Europianin për Kombëtaren tonë. kemi tre skuadra shumë të forta. Janë skuadra që shkojnë si pretendente për të fituar Europianin. E rëndësishme është që skuadra jonë të na kënaqë. Ana psikologjike, morali dhe një paraqitje e mirë do të ndikojë në ndeshjet e Ligës së Kombeve. kemi një grup lojtarësh shumë cilësorë në këto momente. Muçi ishte një transfertë e bujshme te gjigandi turk, Beshiktash. Është për t’u respektuar.

Si e komentoni këtë lëvizje të Muçit drejt Beshiktashit?

Lëvizje e bujshme dhe e merituar. Unë personalisht e kam thënë dhe kam pasur konsideratë të respektueshme qëkur ka qenë te Tirana. Transferta te Beshiktashi, përpos anës financiare, që është e favorshme si për Legian dhe për Muçin, është një skuadër me emër Beshiktashi. Hapi i Muçit për mua është jashtëzakonisht i rëndësishëm që i bën mirë Muçit, por dhe ekipit tonë kombëtar. Është një armë plus për skuadrën tonë.

Luhet derbi Dinamo-Partizani këtë javë, si i ke parë këtë dy ekipe këtë sezon dhe çfarë derbi pret?

Unë e ndjek shumë kampionatin shqiptar. E kam thënë dhe në intervista të tjera që është një kampionat që ka humbur motivimin, bukurinë për shkak të formulës. E ka humbur interesin e derbit, e ka humbur interesin e garës. U çudita në një statistikë që Partizani kishte nga 12 ndeshje vetëm 1 fitore. Kjo është skandaloze. Mos të flas pastaj për Tiranën. Formula e kampionatit e ka bërë të tillë dhe presim muajin maj. Është një formulë shumë e gabuar.

Është realisht Egnatia ekipi për t’u mundur këtë sezon, beson se ky ekip është pjekur për të fituar titullin e parë në histori

Patjetër që Egnatia është me meritë. Patjetër që ka qenë një skuadër që nuk ka emrin e Partizanit dhe Tiranës. Është më e uritur. Tani edhe ajo e ka siguruar 4 vendet e para. Kur ke ndeshje të tilla, çdo gjë është e mundur. Me 1-2 takime mund t’i humbësh dhe me vendin e fundit.

Mes Vllaznisë dhe Tiranës, cila nga këto dy ekipe mund të konkurrojë për titullin deri në fund?

Më vjen çudi me Tiranën sepse në verë ishte me potencial të madh. Vllaznia ka moral më të lartë. Këto javët e fundit është më e uritur. Lojtarët i ka pasur gjithmonë. Në këto momente ka një përmirësim të madh në skuadër.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga