Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Zgjidhja vjen brenda 'familjes', Vora zyrtarizon zëvendësuesin e Klodian Arbërit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Zgjidhja vjen brenda 'familjes', Vora zyrtarizon
Klodian Arbëri ka dhënë dorëheqjen nga Vora pas humbjes 2-1 me Burrelin. Skuadra e Kategorisë së Parë ka gjetur menjëherë edhe zëvendësuesin e beratasit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëhet me dije se trajenri i ri i Vorës do të jetë Endri Zjarri, i cili do t’i drejtojë deri në fund të këtij sezoni. Një zgjidhje brenda familjes, me Zjarrin që e njeh mirë skuadrën dhe do të kërkojë që të arrijë objektivin e klubit deri në fund të sezonit. “FK Vora bën të ditur se nga sot ka emëruar z. Endri Zjarri në rolin e trajnerit deri në përfundimin e sezonit. Ai do të nisë menjëherë punën nga dita e nesërme. Klubi i uron suksese Endrit në detyrën e tij të re, të cilën besojmë se do ta bëjë me shumë devotshmëri ashtu si çdo detyrë tjetër që i është ngarkuar më parë!”, thuhet në postimin e skuadrës së Kategorisë së Parë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga