
Këshilli i FIFA ka përcaktuar sot vendin organizator të Botërorit të ardhshëm të klubeve. Nga data 12 deri më 22 dhjetor 2023 do të zhvillohet në Arabinë Saudite botërori i klubeve. Vendimi për t’ia dhënë sërish një vendi nga Lindja e Mesme organizimin e botërorit të klubeve u mor unanimisht.
Kështu ky kompeticion do të rikthehet të luhët në dhjetor, në fundin e vitit. Ndryshe nga hera e fundit që botërori u zhvillua në shkurt. Krahas këtij vendimi u mor edhe vendimi për ndryshimin e formatit të këtij turneu. Nga viti 2025, Kupa e Botës për klube do të luhet me 32 ekipe.
Dhe ndarja do të jetë e tillë: 12 ekipe nga Europa; 6 ekipe nga Amerika e Jugut; 4 ekipe nga Afrika, Asia dhe CONCACAF; 1 ekip nga Oqeania; 1 ekip nga vendi organizator.