Yannick Ferreira Carrasco ka vendosur që të largohet nga Atletico Madrid dhe të ndjekë disa nga yjet e tjerë të futbollit duke u transferuar në Arabinë Saudite.
Ylli i kombëtares belge është bashkuar me ekipin e Al Shabab. Klubi arab e ka zyrtarizuar Carrascon si lojtarin më të ri me anë të një postimi në faqen zyrtare. Tashmë një tjetër lojtar klasi dhe emër i njohur i shtohet organikës së ekipeve arabe.
30-vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Al Shabab, me këta të fundit që kanë paguar 15 milionë euro për ta blerë nga Atletico Madrid.
Poll