Roma ka arritur të afrojë në organikën e saj lojtarin e Barcelonës, Thomas Vermaelen. Sipas mediave italiane është arritur një marrëveshje mes skuadrave, ku mbrojtësi belg do të huazohet për një vit te Roma me opsionin për ta riblerë përfundimisht.
30-vjeçari është aktivizuar në një 20 takime me skuadrën e Luis Enriques në sezonin e kaluar, por asnjëherë nuk e nisi nga minuta e parë.
Në këtë mënyrë Roma ka arritur të transferojë mbrojtësin e tretë, pas Juan Jesus nga Interi dhe Marco Rui nga Empoli.
- Thomas Vermalen
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.