Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Vllaznisë i largohet pjesëtari i stafit, ish-futbollisti e zëvendëson

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznisë i largohet pjesëtari i stafit, ish-futbollisti e

Vllaznia ka konfirmuar largimin e videoanalistit Xhoen Tugu, duke e zëvendësuar atë me Ergi Borshin. Tugu prej një viti ishte pjesë e stafit te shkodranët, me studimet në Spanjë që ia pamundësojnë këtë rol në Shkodër. Vendin e tij e merr ish-futbollisti i kuqebluve, Ergi Borshi, ndërsa përgatitësi atletik i akademisë, Fation Kadija do jetë zëvendësi i Plorit te U-21.

“KF Vllaznia dëshiron të falenderojë Xhoen Tugun për kontributin e tij të dhënë prej një viti në klubin tonë në rolin e videonalistit, ndërkohë që ai tashmë do të largohet drejt Spanjës për studime. Po ashtu, bëjmë të ditur se vendin e tij në këtë pozicion pranë ekipit të parë do ta zërë Ergi Borshi.

Nga ana tjetër, do të jetë Fation Kadija ai që përpos detyrës së përgatitësit atletik të ekipeve U19, U17 dhe U15 të Akademisë, tashmë do të kryejë edhe atë të ndihmëstrajnerit tek ekipi U21”, njoftojnë shkodranët.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga