ZYRTARE/ Vjen goditja e parë e janarit, talenti 40-milionësh vishet blu
Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea ka prezantuar nënshkrimin e parë të merkatos së janarit. Mbrojtësi i talentuar, Benoit Badiashile do të jetë futbollisti më i ri i londinezëve. 21-vjeçari vjen nga ekipi i Monacos në Francë, ku debutoi edhe si profesionist në 2018. Në këtë sezon ai luajti 18 ndeshje ku shënoi edhe dy gola.
Performancat e tij të mira, i siguruan atij edhe një ftesë nga kombëtarja për Botërorin e Katarit. Të interesuarit ishin të shumtë për të por Chelsea ishte i bindur te cilësitë e lojtarit dhe derdhi plot 38 milionë euro në arkat e monegaskëve ndërsa për futbollistin një kontratë afatgjate prej 7 viteve e gjysëm.