Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Vijnë largimet e para nga Tottenham, Spursat i thonë lamtumirë sulmuesit dhe mbrojtësit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vijnë largimet e para nga Tottenham, Spursat i thonë
Tottenham nuk arriti më shumë se vendi 8-të ne Premier League duke humbur kështu mundësine e pjesmarrjes në kupat e europës për sezonin e ardhshem. Tashmë “Spursat” kanë filluar nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ditën e sotme klubi i Tottenham i ka thënë lamtumirë sulmuesit Arnaut Danjuma dhe mbrojtësit Clement Lenglet.  Futbollistët kanë qenë të huazuar dhe do të kthehen në skuadrat e tyre respektive Villarreal dhe Barcelona. Dy lojtarët kanë njoftuar “Spursat” në kanalet e tyre zyrtare për largimin. Megjithatë, ende nuk ka një komunikim zyrtar për të ardhmen e Dejan Kulusevskit , i cili erdhi si huazim nga Juventusi verën e kaluar dhe për këtë arsye është nën kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor. "Pas përfundimit të sezonit 2022/23, ne kemi dorëzuar listën tonë për lojtarët që do vazhdonin të luanin me ne. Falenderojmë lojtarët që po largohen nga ne për kontributin e dhënë ndaj Klubit dhe u urojmë atyre më të mirat në fazën tjetër të karrierës së tyre", ka shkruar Tottenham në komunikatën e tij.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga