Përmes një njoftimi zyrtar, Empoli ka lajmëruar afrimin e tyre më të ri, Nedim Bajrami, i cili është me origjinë nga Tetova. Futbollisti më i ri i Empolit, u përfol pak ditë më parë për një kalim tek Juventus dhe ekipi i Torinos kishte në plan ta huazonte më vonë.
Bajrami është rritur si futbollist në Zvicër, ku ka qenë pjesë e moshave të Zurich dhe më pas ka kaluar tek ekipi i Grasshoppers. 20 vjeçari është një talent premtues për të ardhmen dhe ekipi kombëtar i Zvicrës po mundohet ta mbaj në gjirin e vetë duke e bërë pjesë e ekipeve të moshave zviceriane.

Poll