
Lacio është tronditur pasi humbi betejën në apel me UEFA-n për pezullimin me 3 ditë të futbollistit të tij Adam Marusic. Qeveria e futbollit europian nuk pranoi faljen e lojtarit serbo-malazez pasi goditi një lojtar të Sevillas gjatë ndeshjes së parë të raundit të 1/32-ave të datës 14 shkurt, kur humbi 0-1.
Për ndeshjen e radhës në arenën europiane, UEFA i ka kërkuar klubit bardhekaltër që të mbyllë një sektor të stadiumit "Olimpico" prej 3 mijë vendesh 30 ditë para takimit. Kjo për sjelljen raciste të tifozëve kryeqytetas.
Përveç penalitetit sportiv, Lacio duhet të paguajë dhe një gjobë prej 20 mijë €
Poll