Paolo Tramezzani është trajneri më i ri i Sionit. Ka qënë vetë klubi zviceran që ka bërë publike gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Tramezzani ka firmosur deri në fund të këtij sezoni, me shpresën se gjjërat do shkojnë mirë. Më pas, palët do ulen sërish për të bërë analizën dhe për të shqyrtuar mundësin e zgjatjes së kontratës. Ish ndihmësi i De Biasit ka qënë më parë ‘’timonier’’ i Livornos, Apoelit dhe Luganos. Jo vetëm kaq, pasi ka drejtuar Sionin në vitin 2017-2018.
Skuadra rënditet në vendin e tetë me 23 pikë, në po kaq përballje. Tramezzani ka një objektiv të qartë, pasi ‘’zona e ftohtë’’ është aty dhe do duhet shumë punë për t’a braktisuar atë.

Poll