Bastian Schëeinsteiger në fund të sezonit do i varë kapucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës së tij futbollistike. Diçka të tillë e konfirmon vetë mesfushori me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.
Gjermani, ka një karrierë shumë të pasur me trofe, ku me Gjermaninë fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, kurse me Bayern Munich ka ngritur shumë tituj, por duhet veçuar viti 2013-të, ku fitoi edhe Champions League. Më tej, Basti ka luajtur edhe me Manchester United.
Postimi i Bastian Schweinsteiger:
"Të dashur fansa. Koha tashmë mbërriti dhe unë në fundin e sezonit do e mbyll karrierën time si futbollist. Do i falenderoja të gjithë, Bayern Munich, Manchester United, Chicag Fire dhe Germany Football Team. Ju e keni bërë këtë kohë të pabesueshme, të besueshme për mua. Gjithashtu do të falenderoja edhe gruan time, Ana Ivanoviç dhe familjen time për përkrahjen. Të thënit lamtumirë si një lojtar aktiv, më bën mua të ndihem pak nostalgjik, por gjithashtu unë do të shoh përpara me sfidat emocionuese që më presin. Unë gjithmonë do i qendroj besnik futbollit. Shumë, shumë falenderime për kohën që kaluam së bashku. I juaji. Basti", shkruan mesfushori.
