
Valon Behrami
Valon Behrami u tërhoq nga futbolli i luajtur tre vite më parë, ku për herë të fundit luajti për Brescian. Por ish-mesfushori shqiptar është rikthyer sërish në këtë sport, por kësaj radhe në rol drejtuesi.
40-vjeçarit i është besuar të bëhet asistenti i drejtorit sportiv të Watford. Lajmin e ka bërë të ditur klubi britanik përmes një postimi në faqen zyrtare ku shkruhet për detyrën e re të shqiptarit.
Valon Behrami më parë ka qenë futbollist i klubit të Watford. Ish-lojtari i kombëtares së Zvicrës bëri pjesë në klubin anglez nga viti 2015 deri në 2017 duke luajtur në 49 takime.
View this post on Instagram
Poll