
Tërbuni u përjashtu nga Kategoria e Parë pas skandalit të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Kjo gjë bëri që pukjanët të shikonin vetën atuomatikisht në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm.
Por duket se lajme e këqija për Tërbunin nuk kanë të mbaruar. Pas largimeve të shumta ditën e sotme ka ardhur edhe një largim me vlera. Bëhet fjalë për kapitenin Migel Metani. Ky i fundit ka marrë vendimin për ti dhënë lamtumirë ekipit pas plot 5 vitesh.
Ka qenë vetë skuadra e Tërbunit që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin tyre zyrtar në Facebook. Klubi ka falenderuar kapitenin për gjithçka që ka dhënë duk i kujtuar se do të jetë gjithmonë njëri nga ata.
Postimi i Tërbunit:
Poll