ZYRTARE/ Tekniku spanjoll ulet në stolin e Paris Saint-Germain
Shkruar nga NEWSPORT
Mëngjesin e sotëm klubi i Paris Saint-Germain bëri zyrtare lamtumirën e tekniku Christophe Galiter, teksa pak minuta më parë u bë zyrtar edhe zëvëndësi i tij.
Tekniku spanjoll dhe ish-trajneri i Barcelonës me të cilët fitoi dhe tripletën në vitin 2015-të do të jetë trajneri i ri i parizienëve. Luis Enrique do të nënshkruajë me kampionët e Francës një kontratë 2-vjeçare, pra e vlefshme deri në vitin 2025-së.
Trajneri ka ardhur me bujë të madhe në stolin e PSG-së teksa drejtuesit e bordit të klubit mendojnë se është i duhuri për të bërë një revolucion në ekip dhe për të sjell në Paris trofeun e shumëdëshiruar të Champions League.
Foto e marrë nga / PSG - Paris Saint-Germain, Facebook