ZYRTARE/ Sulmuesi uruguajan prezantohet në klubin e madh argjentinas
Shkruar nga NEWSPORT
Edinson Cavani është afrimi më i ri i Boca Juniors. Sulmuesi uruguajan prishi kontratën me Valencian dhe kështu u la të largohej me parametra zero.
Uruguajani nënshkroi një kontraktë deri në dhjetor 2024 dhe kështu përmbushi një ëndërr personale për të veshur fanellën e klubit të madh argjentinas. Ai dikur shprehu dëshirën e tij publikisht për të luajtur në “La Bombonera” dhe tashmë është një lojtar i tyre.
Do të jetë skuadra e shtatë në karrierën e Cavanit, i cili para se të mbërrinte në Argjentinë ka kaluar nëpër Palermo, Napoli, PSG, Manchester United dhe Valencia.