Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar rikthehet te "dashuria e vjetër" në formë huazimi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar rikthehet te "dashuria e vjetër"

Lirim Kastrati nuk do të jetë më pjesë e ekipit hungarez të Fehervar. Të paktën deri në fundin e sezonit aktual. Sulmuesi shqiptar është transferuar te Lokomotiva e Zagrebit në formë huazimi, që do të zgjasë deri më 30 qershor të këtij viti.

Për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës ky është një rikthim në Kroaci, por edhe te skuadra e Lokomotivës. Tek këta të fundit, 25-vjeçari ka luajtur që nga moshat U19 e deri te ekipit parë gjatë 2 viteve në klub.

Në Kroaci, Kastrati gjithashtu është aktivizuar edhe me ekipin e Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu shqiptari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Legias së Varshavës në Poloni, ku për disa kohë ka qenë shok ekipi me Ernest Muçin.

Teksa lajmin për transferimin dhe rikthimin e shqiptarit te Lokomotiva, e ka bërë të ditur vetë klubi kroat me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

“Lirim Kastrati është përsëri LOKOS! Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati është rikthyer te NK Lokomotiv! Lirimi vjen te ne në formë huazimi nga hungarezët e Fehervar FC, deri në fund të sezonin aktual. Mirë se erdhe Lirim!”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga