
Simone Zaza është zyrtarisht një futbollist i Valencias. Lajmin e ka bërë zyrtar klubi spanjoll përmes një njoftimi në Twitter.
25-vjeçari do të huazohet deri në fund të sezonit te Valencia. Sulmuesi i Juventusit u aktivizua në 6 në pjesën e parë të sezonit te Uest Hem në Premier Ligë, por nuk bindi me paraqitjet e tij.
Valencia kërkoi t’i japë një shans dhe të besojë te aftësitë e Simone Zazës, i cili sot ka firmosur për huazimin në La Liga.
Poll