Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Skuadra e Superligës nuk pret hapjen e merkatos, firmos për 3 sezone me sulmuesin brazilian

Shkruar nga NEWSPORT

Llapi nuk pret hapjen e merkatos, por ka prezantuar goditjen e parë për sezonin e ri. Skuadra e Superligës së Kosovës ka firmosur zyrtarisht me Alef Firmino Dos Anjos. Sulmuesi brazilian ka bindur stafin teknik dhe ka firmosur një kontratë për 3 sezone. Në të kaluarën Alef Firmino Dos Anjos ka luajtur për NK Dubrava ZG në ligën e dytë kroate, ndërsa tani do të vijojë karrierën në Kosovë. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi i Llapit në rrjetet sociale.

Postimi i Llapit:

Ëelcome Alef Firmino Dos Anjos

Sulmuesi i qendrës nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin

Podujevë, 3 maj 2021 - Skuadra e Llapit ka arritur t'i siguroj shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos.

Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues.

Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrë e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20.

Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice.

Ky transferim u bë i mundur me ndërmjetësim të menaxherit Arbenit Sinani.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga