Goli i Brrutit në stil "gërshërë"
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares U-21 dhe Uzbekistanit U-21, e mbyllur 3 – 1 për kuqezinjtë.
Te ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, e gjetën rrugën e rrjetës në këtë fraksion loje sulmuesi Ermir Rashica dhe mesfushori Etnik Brruti (dopietë).
Ky i fundit finalizojë 2 herë brenda 2 minutash, konkretisht në të 31’ dhe 33’. Goli i shifrave 2 – 1 ishte i jashtëzakonshëm.
Sapo Burruti ra në kontakt me topin në thellësi të zonës mike, stopoi bukur “sferën” me gjoks dhe më pas në stil “gërshërë” tundi rrjetën mike.
Ndeshja në fjalë është në kuadrin e miqësores, teksa po mbahet në “Mardan Sports Complex” të Antalias, Turqi.
17' 1 - 0 Goli i Rashicës
31' 2 - 1 Goli i Brrutit
33' 3 -1 Goli i Brrutit
Poll
